Salah është lojtar klasi, këtë ai e tregoi edhe një herë duke qetësuar topin me një prekje magjike

  • 07 March 2018 - 13:27
Salah është lojtar klasi, këtë ai e tregoi edhe një herë duke qetësuar topin me një prekje magjike

Liverpooli në Anfield barazoi ndaj Portos me rezultat 0-0, por pasi ndeshjen e parë e kishte përfunduar me rezultat 0-5, atëherë kaluan lehtësisht në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Një nga më meritorët për formën e mirë të Reds në këtë sezon është Mohamed Salah.

Egjiptiani se është një nga lojtarët më të mirë aktualisht në botë e ka treguar gjatë një aksioni kundër Portos.

Dejan Lovren e lëshoi një top të largët drejt tij, por Salah arrit ta qetësojë me një prekje të vetme plot klas.

Ish-ylli i Romës deri më tani ka shënuar 32 gola në 39 ndeshje në të gjitha garat.

Nga 593 minuta në LK ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime në tetë ndeshje.

Kundërshtari i ardhshëm i Liverpoolit do të mësohet pas shortit. 

Image

(Kosova Sot)