Leicester City e mohon se Mahrez është pensionuar

  • 07 March 2018 - 13:33
Leicester City e mohon se Mahrez është pensionuar

Leicester City e ka mohuar se Riyad Mahrez është pensionuar nga futbolli, duke insistuar se profili i tij personal në Facebook është thyer nga hakerët.

Një mesazh u publikua në faqen e verifikuar të Mahrezit në Facebook të martën vonë, duke sugjeruar se përfaqësuesi i Algjerisë po pensionohet nga futbolli, transmeton Express.

Megjithatë, Leicester ka konfirmuar se postimi nuk ka qenë i vërtetë, dhe se janë duke bërë përpjekje ta fshijnë nga faqja.

“Po, ashtu është. [Postimi] nuk është i vërtetë dhe po punojmë me Facebook-un për ta fshirë”, ka thënë një zëdhënës i Leicester Cityt.

(Kosova Sot)