“Man City skuadër mahnitëse, por vetëm Messi më lë gojëhapur”

  • 07 March 2018 - 14:22
“Man City skuadër mahnitëse, por vetëm Messi më lë gojëhapur”

Pa dyshim se Manchester City ka fituar adhurues edhe në mesin e klubeve tjera të mëdha evropiane pas formës mbresëlënëse deri tani këtë sezon.

Ylli i Bayern Munich, Thiago Alcantara, e pranon se Manchester City luan futboll të mahnitshëm, por insiston se vetëm Lionel Messi e lë atë gojëhapur, transmeton Express.

Thiago ka qenë dëshmitar i asaj sesa mahnitëse mund të jetë skuadra e Pep Guardiolas, pasi për Barcelonën ka debutuar nën urdhrat e tij para se t’i bashkohej atij te Bayern Munich.

Dhe derisa e pranon se rivali i klubit të tij në Ligë të Kampionëve, Manchester City është në formë të jashtëzakonshme, ndien se prapëseprapë nuk mund të prodhojë emocionet e njëjta si ish-bashkëlojtari i tij në Barçë.

“City është i mahnitës, por nuk me lë gojëhapur. Vetëm Messi më lë gojëhapur”, ka thënë Thiago për ESPN.


(Kosova Sot)