Zidane insiston: Bale mbetet lojtar shumë i rëndësishëm për Realin

  • 07 March 2018 - 14:23
Zidane insiston: Bale mbetet lojtar shumë i rëndësishëm për Realin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se Gareth Bale është lojtar shumë i rëndësishëm për kamionin aktual spanjoll dhe evropian.

Ish-ylli i Tottenhamit, Bale, i cili vazhdon të jetë i lidhur me një kthim në Premierligë, e nisi nga stoli ndeshjen që Real Madridi e fitoi 1-2 ndaj Paris Saint-Germainit për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Express.

Përfaqësuesi uellsian u inkuadrua në lojë në 14 minutat e mbetur në Paris, ku Madridi e vulosi triumfin me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve.

I pyetur për Bale – i cili i ka nisur nga fillimi vetëm dy ndeshje në Ligë të Kampionëve këtë sezon – Zidane tha për gazetarë: “Gjëja më e rëndësishme është skuadra dhe lojtarët. I respektoj të gjithë lojtarët, edhe Gareth Balein”.

Ai tregoi arsyen pse e la anësorin në stol.

“Më duhet t’i zgjedh lojtarët dhe Gareth është lojtar vërtet i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të jetë deri në fund”, shtoi ai.

(Kosova Sot)