Gol spektakolar nga Mirlind Daku në derbin ndaj Prishtinës, nga 35 metra lë pa gjasa portierin (Video)

  • 07 March 2018 - 15:07
Gol spektakolar nga Mirlind Daku në derbin ndaj Prishtinës, nga 35 metra lë pa gjasa portierin (Video)

 

Sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku, e ka shënuar me shumë gjasë golin e vitit ndaj FC Prishtinës.

Derbi i dy skudrave po zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Pas një situate ne mefushë në fund të pjesës së parë, ishte Daku ai që perceptoi portierin Visar Bekajn dhe daljen e tij të gabuar, duke e befasuar me një gjuajtje spektakolare nga rreth 35 metra.

Ai paraboloi dhe la pa gjasa bashkëmoshatarin e tij në portën e Prishtinës, pas daljes së tij të pa matur.

Me këtë gol të Mirlind Dakut u mbyll edhe pjesa e parë me rezultat 1-0.

 

 

 

 

 

?