Murillo: Tek Inter humba besimin

  • 07 March 2018 - 15:50
Murillo: Tek Inter humba besimin

Jeison Murillo nuk ka fajësuar Inter për faktin se karriera e tij ngeci në Serie A.

Qendërmbrojtësi shkëlqeu në sezonin 2015/16, por forma e tij pësoi një rënie të ndjeshme në sezonin e tij të dytë dhe ai iu bashkua Valencia-s në verë.

“Nuk dua të fajësoj klubin, kam mësuar shumë tek Inter,” shprehet Murillo për WRadio.

“Humba besim te vetja ime dhe nuk shkoi ashtu siç kisha shpresuar.

“Ndryshimi mes Serie A dhe La Liga? Në Itali padyshim që ka më shumë taktikë, ndërsa në Spanjë është më e hapur loja dhe çdokush mund të shënojë ndaj teje.

(Kosova Sot)