Gareth Bale i ka ardhur në majë të hundës, stoli i fundit ndaj PSG vulosi largimin e tij

  • 07 March 2018 - 16:18
Gareth Bale i ka ardhur në majë të hundës, stoli i fundit ndaj PSG vulosi largimin e tij

Gareth Bale do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid pasi është lënë në stol për ndeshjen ndaj PSG të martën, sipas raporteve në Spanjë.

Champions League është objektivi i vetëm i Zinedine Zidane këtë sezon – pasi pësoi një kolaps në garën për titullin kampion në La Liga.

Dhe trajneri francez e la në stol ish-lojtarin e Tottenham në ndeshjen e kthimit në Paris ku skuadra e tij fitoi 3-1.

Sulmuesi anësor 28-vjeçar luajti vetëm 14 minuta në ndeshjen e  rëndësishme dhe El Confidencial pretendon se kjo ishte ndeshja që vulosi largimin e tij.

Bale, i cili gjithmonë ka thënë se ishte i lumtur në Bernabeu dhe se nuk ka asnjë qëllim për t’u larguar – ka nisur vetëm 13 ndeshje nga minuta e parë këtë sezon dhe është zëvendësuar 9 herë në ato ndeshje.

Tetë gola në La Liga është një rikthim impresionues në aq pak minuta por nuk kanë mjaftuar për të fituar një vend në 11-shen e Zidane.

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema luajtën në sulm ndaj Parisit të ndihmuar nga Asensio dhe Vazquez në mesfushë.

(Kosova Sot)