Vetëm gjerman, Heynckes zgjedh pasuesin e tij te Bayern Munich

  • 07 March 2018 - 16:32
Vetëm gjerman, Heynckes zgjedh pasuesin e tij te Bayern Munich

Jupp Heynckes ka mbështetur Thomas Tuchel, si njeriun që duhet ta zëvendësojë atë në rolin e trajnerit të Bayern Munich, kur të largohet vetë në fund të sezonit. Heynckes u kthye për një “magji” të katërt në krye të liderëve të Bundesligës, në shtator, pasi Carlo Ancelotti u shkarkua (pas një disfatë 3-0 ndaj PSG-së, në Ligën e Kampionëve). Bayern Munich kishte qenë një hije e tyre në fillim të sezonit, por ka impresionuar nën drejtimin e 72-vjeçarit, duke humbur vetëm një ndeshje me të në stol, në të gjitha garat. Bavarezët kryesojnë Bundesligën, janë në gjysmëfinale të “DFB-Pokal” dhe kanë një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 5-0 ndaj Besiktas, në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Champions-it.

Heynckes nuk ka ndërmend të qëndrojë përtej majit, pavarësisht suksesit të tij, megjithatë, me zëvendësuesi i tij është bërë një temë e nxehtë bisede në Gjermani. Julian Nagelsmann thuhet se është kandidati numër një, por Heynckes beson se ish-trajneri i Borussia Dortmund, Tuchel, është një kandidat i fortë. “Unë mendoj se Thomas Tuchel ka kualitet për të trajnuar Bayern Munich, – tha ai për “Bild”. – Personalisht e vlerësoj Thomas Tuchel, ai bëri rrugën e tij nëpër radhët e Mainz, nga ekipet e të rinjve. Kjo është një shkallë, që ju duhet të ngjisni, sepse mësoni qasjen e duhur, që ka të bëjë me njerëzit. Borussia Dortmund luajti futboll të shkëlqyeshëm nën drejtimin e Tuchel, me një sistem të mirë.

Të gjitha elementet moderne, pjesë e futbollit të sotëm, janë në dispozicion të tij. Tuchel u bë i dyti, fitues i kupës dhe luajti futboll tërheqës. Më pëlqen ta shoh BVB-në e tij. Prandaj, e vlerësoj dhe e konsideroj trajner shumë të mirë. Në diskutim për të drejtuar Bayern Munich kanë qenë trajnerët ndërkombëtarë, të cilët tashmë e kishin fituar Ligën e Kampionëve, ose ishin të paktën trajnerë me klube si Barça. Tani diskutohet rreth trajnerëve gjermanë dhe kjo më pëlqen. Klubi e di se çfarë dëshiron. Ata e kanë mësuar se gjuha gjermane është shumë e vështirë për t’u mësuar nga trajnerët e huaj. Identiteti ruhet më mirë nga një trajner gjerman, i cili ka mbizotëruar në mesin e atyre që janë përgjegjës”.

(Kosova Sot)