Juventus në garë për Hysajn, i përgjigjet Napoli

  • 07 March 2018 - 17:26
Juventus në garë për Hysajn, i përgjigjet Napoli

Elseid Hysaj është njëri nga lojtarët e Napolit që po kërkohet më shumë nga skuadrat e mëdha evropiane

Me mbrojtësin kuqezi që ka përfunduar prej kohësh në radarët e Barcelonës, Atletiko Madridit, Manchester United apo Chelseat, tashmë në garë ka hyrë edhe Juventus.

Edhe bardhezinjtë kanë qenë në listën e kandidatëve, por me sezonin që po shkon drejt fundit dhe afrimin e merkatos së transferimeve, torinezët rikthyen interesin për Hysajn, që mund të luajë me rendiment të lartë si në krahun e djathtë, ashtu edhe nga e majta.

Duke vlerësuar situatën e krijuar, te Napoli po mendojnë që të marrin masat për të mos e humbur yllin shqiptar, sepse vetëm klauzola me vlerë 50 milionë euro mund të mos mjaftojë. Presidenti Aurelio De Laurentiis, edhe pas konsultave me trajnerin Maurizio Sarri, nuk ka ndërmend ta shesë mbrojtësin.

Kjo mund të jetë ndoshta një manovër për ta mbajtur skuadrën të përqendruar deri në fund të lufta për titullin, edhe sepse deri në hapjen e merkatos gjithçka mund të ndodhë. Klubi vështirë se mund ti thotë “jo” milionave për Elseid Hysajn, por edhe vetë kuqeziu nuk do ta refuzonte kalimin në ndonjë prej skuadrave më të mëdha të arenës ndërkombëtare.


(Kosova Sot)