MKRS licencon Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës - Sport - Kosova Sot
MKRS licencon Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës

MKRS licencon Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka licencuar Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës.

Ministri Kujtim Gashi gjatë takimit me kryetarin e kësaj federate, Musa Selimi, diskutoi për aktivitetet dhe organizimet sportive që organizon kjo federatë.

“Licencimi i Federatës së Sporteve Universitare është bërë me qëllim të një organizimi më të mirë të jetës sportive të studentëve ashtu që kjo kategori të kenë aktivitete dhe gara të strukturuara duke e marrë parasysh edhe numrin e madh të studentëve që Kosova ka. Ministria do ta përkrahë këtë federatë në kuadër të politikave prioritare që ka MKRS-ja për sportin”, ka thënë Gashi.

Gashi e Selimi diskutuan për hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen.

Kryetari i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës e informoi ministrin lidhur me gjendjen aktuale, planet e federatës dhe aktivitetet të cilat do të mbahen gjatë këtij viti, sipas njoftimit nga MKRS. 

(Kosova Sot)

14 orë e 11 minuta më parë
23/09/18