Ish-trajneri i Cityt, Pellegrini kandidat për ta zënë vendin e Wenger

  • 07 March 2018 - 18:06
Ish-trajneri i Cityt, Pellegrini kandidat për ta zënë vendin e Wenger

Manuel Pellegrini është në listën e ngushtë të kandidatëve për zëvendësimin e Arsene Wengerit në postin e trajnerit të Arsenalit.

Pas rezultateve zhgënjyese të Topçinjve, vazhdimisht po shtohet thashethemet se klubi do ta largojë francezin në fund të sezonit, edhe pse ai ka kontratë edhe për një sezon tjetër.Arsenali është sërish në rrezik që të mungojë në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin e ardhshëm, pasi ndodhet 13 pikë prapa vendit të katërt që mbahet nga Tottenham Hotspur.

Sipas La Cuarta, Pellegrini është një nga favoritët e klubit anglez për ta marrë drejtimin e skuadrës.

“Arsenali është një mundësi e vërtetë”, ka thënë një burim i afërt me ish-trajnerin e Manchester Cityt për gazetën kiliane, La Cuarta.

“Manuel është një emër i respektuar në Ligën Premier, prej kur e ka fituar titullin me Manchester Cityn. Arsenali tashmë i ka opsionet e veta”, ka shtuar burimi.Pellegrini aktualisht është trajner i klubit kinez, Hebei China Fortune, me të cilin ka kontratë deri në muajin nëntor. 

(Kosova Sot)