Sipas ESPN-it, disa lojtarë janë kundër Arsene Wengerit - Sport - Kosova Sot
Sipas ESPN-it, disa lojtarë janë kundër Arsene Wengerit

Sipas ESPN-it, disa lojtarë janë kundër Arsene Wengerit

 

Mediat britanike raportojnë se ekziston një kaos i vërtetë në radhët e skuadrës së Arsenalit.

E gjithë kjo në saje të rezultateve të dobëta të londinezëve në dy vitet e fundit, por edhe kokëfortësisë së Arsene Wengerit për të mos ndryshuar dhe mungesës së evolucionit në klub.

Një burim i brendshëm i ka thënë ESPN-së se lojtarët janë zemëruar dhe duan veprime serioze. Gjithashtu thuhet se janë të pakënaqur me largimin e Alexis Sanchezit për tek Manchester United – sepse besojnë se nuk është dashur t’i shitej një ekipi rival.

“Shumë lojtarë nuk e duan Wengerin, ata nuk janë të kënaqur me taktikat dhe stërvitjet që aplikon”

“Lojtarët nuk specifikojnë ndonjë menaxher të veçantë por, disa flasin për Thierry Henryn, Carlo Ancelottin, madje edhe për Rafa Benitezin – por me të vërtetë janë të zemëruar”.

“Shumë prej tyre gjithashtu janë të pakënaqur në lidhje me shitjen e Alexis Sanchezin në Manchester United. Lojtarët mendojnë se në këtë formë po iu dërgohet një mesazhi i gabuar”, tha një burim për ESPN=in.

Ndërsa Henry, Ancelotti dhe Benitez po përmenden si emra për ta zëvendësuar francezin, ESPN raporton se Joachim Low është kandidati kryesor për të zëvendësuar Wengerin.

Image

 

Rreth 1000 mbështetës të Arsenalit pritet të protestojnë të hënën para takimit vjetor të klubit, ku po kërkohet që t’i jepet fund punës 21-vjeçare të Wengerit.

Ndryshe, Arsenal aktualisht zë pozitën e gjatë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze dhe në rast dështimit në Ligën e Evropës kundër Milanit, atëherë pritet t’i vështirësohen punët francezit.

(Kosova Sot)

11 orë e 57 minuta më parë
21/09/18