Guardiola: Messi i ka forcuar trajnerët, ai ka aftësi të jashtëzakonshme

  • 07 March 2018 - 20:08
Guardiola: Messi i ka forcuar trajnerët, ai ka aftësi të jashtëzakonshme

Në një intervistë për Directv Sport, trajneri katalanas ka folur gjerë e gjatë rreth botës së futbollit.

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, gjithashtu i është rikthyer periudhës së stërvitjes te Barcelona, ku kishte fjalë të shkëlqyeshme për Leo Messin.

Spanjolli ka pohuar se është argjentinasi që ndikon te trajnerët, që këta të fundit të drejtojnë ekipin drejt sukseseve.

“Unë kam perceptimin se u ka bërë mirë të gjithë trajnerëve që e kanë stërvitur atë. Ai ka aftësi që t’i bëj të fortë të gjithë ata që e rrethojnë”, tha spanjolli.

Gjithashtu ka treguar se si e kupton futbollin dhe cila është filozofia më efektive për të arritur sukses.

“Topi është ai që bashkon një ekip më së shumti, brenda dhe jashtë fushës. Është ajo që i jep peshë lojës. E dua ndeshjen sulmuese sepse është pozitive dhe i jep guxim lojtarëve të ndihen protagonist”, ka pohuar Guardiola.

Ndryshe, City sonte do të takohet me skuadrën e Baselit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku kujtojmë se në takimin e parë kishin triumfuar Citizens me rezultat 4-0. 

(Kosova Sot)