Emery afër shkarkimit, sheikët e PSG-së kanë gati listën me katër emra të mëdhenj trajnerësh - Sport - Kosova Sot
Emery afër shkarkimit, sheikët e PSG-së kanë gati listën me katër emra të mëdhenj trajnerësh

Emery afër shkarkimit, sheikët e PSG-së kanë gati listën me katër emra të mëdhenj trajnerësh

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte dhe ai i Arsenalit, Arsene Wenger, të dy janë duke u konsideruar nga Paris Saint-Germain për rolin e trajnerit, por jo vetëm këta të dy.

Sipas mediumit britanik The Mirror, së bashku me Conten dhe Wengerin, edhe Carlo Ancelotti dhe Roberto Mancini janë gjithashtu në listën e ngushtë të dëshirave të klubit parisien.

Liderët e Ligue 1 janë eliminuar nga faza e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve për të dytin vit radhazi dhe kjo i ka nervozuar tej mase drejtuesit sheik nga Katari.

Vitin e kaluar, PSG u eliminua nga Barcelona, ndërsa këtë sezon ata u eliminuan po ashtu nga një skuadër spanjolle, Real Madridi, të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Trajneri spanjoll, Unai Emery nënshkroi kontratë dy-vjeçare kur u bashkua nga Sevilla në vitin 2016 dhe një opsion për një vit të tret nëse PSG kap gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Por, PSG tashmë ka dështuar ta bëj një gjë të tillë dhe drejtuesit e klubit po kërkojnë një profil të ri të afirmuar në Evropë për skuadrën e tyre.

Sheikët nga Katari kanë në mendje 68-vjeçarin Wenger, të cilin provuan ta marrin edhe në vitin 2011 kur blen klubin, ndërsa tani mund të jetë më lehtë pasi pritet të jetë i lirë në fund të sezonit.

Conte gjithashtu dëshiron të largohet nga Chelsea, ndërsa Mancini thuhet se është në kërkim të një sfide të re larg Zenitit. 

(Kosova Sot)

10 orë e 50 minuta më parë
21/06/18