Bashkëlojtarët e frikësuar: Hazard i lodhur me taktikat e Contes, mund të largohet

  • 08 March 2018 - 10:09
Bashkëlojtarët e frikësuar: Hazard i lodhur me taktikat e Contes, mund të largohet

Bashkëlojtarët e Chelseat kanë frikë se Eden Hazard do të largohet nga Stamford Bridge pas mos-pajtimeve me taktikat e menaxherit Antonio Conte.

Ka disa ndeshje që trajneri italian i Chelseat po luan pa sulmues kryesor dhe rolin e ‘9-shit’, por të rremë po e bën belgu Hazard.

Megjithatë, ky rol e ka irrituar yllin belg, i cili mund po mund ta jap më të mirën dhe ka dështuar ta tregoj veten në këto ndeshje.

Kjo vendosje e re për të ka bërë që Hazard të sulmoj para disa ditësh taktikat e trajnerët pas ndeshjes ndaj Manchester Cityt, duke thënë se po të luante edhe tri orë nuk do mund ta prekte topin.

Sipas mediumit The Indipedente, lojtarët e Chelseas janë të shqetësuar se taktikat e trajnerit Conte mund të bindin Hazardin të largohet.

Klubi është i përgatitur t’i paguajë Hazardit më shumë se 300 mijë funte apo (337 mijë euro)  në javë për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2020 dhe të injorojë interesimin nga Real Madridi dhe Man City.

Por, shokët e skuadrës frikësohen se ai po lodhet duke iu kërkuar të luajë në pozicionin e ‘9-shit të rremë’ në ndeshjet e tyre më të mëdha dhe beson se dëshiron të luajë për një klub që do të shkojë kokë për kokë kundër skuadrave më të mira të Evropës.

Edhe pse Conte pritet të largohet në fund të sezonit, ka shqetësim se konfirmimi i italianit do të detyrojë Hazardin të marrë në konsideratë largimin nëse Chelsea nuk mund të përputhet me ambiciet e tij.

(Kosova Sot)