Allegri: Real Madridi dhe Barcelona janë favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve, aty edhe Bayerni

  • 08 March 2018 - 10:25
Allegri: Real Madridi dhe Barcelona janë favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve, aty edhe Bayerni

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri beson se skuadra e tij mund të konkurrojë në Ligën e Kampionëve, por këmbënguli se ata nuk janë ndër favoritët.

Kampionët e Serie A u futën në çerekfinale në sajë të një fitore 2-1 ndaj Tottenhamit të mërkurën mbrëma, pasi ata u kualifikuan me sukses të përgjithshëm prej 4-3.

Ata u bashkuan me Real Madridin, Manchester Cityn dhe Liverpoolin në tetë skuadra e fundit, ndërsa Bayern Munich, Barcelona dhe Manchester United janë të vendosur për të kaluar tutje.

Allegri ishte i kënaqur për të parë skuadrën e tij përpara, por beson se skuadra e Real Madridit dhe Barcelonës e meritojnë favorizimin në këtë pikë të garës.

“Para së gjithash, ne jemi vërtet të lumtur që kemi fituar dhe kemi kaluar në tetë të fundit”, ka thënë fillimisht Allegri.

“Gjithmonë kam thënë që kur erdha për Juventusin që ambicia jonë është që të shkojmë sa më lart që është e mundur, por vetëm duhet të shikoni përreth jush, ne jemi në tetë të fundit dhe ka disa skuadra të mira”.

“Njerëzit flasin për Real Madridin dhe Barcelonën, të cilët ndoshta janë favoritët kryesorë – edhe pse kjo nuk do të thotë se ne nuk do të jemi në gjendje të konkurrojmë”.

“Bayern Munich janë një tjetër ekip që mund të bëjë dëme në këtë linjë”.

“Për momentin jemi të lumtur me atë se ku jemi dhe jemi të lumtur për të garuar në këtë nivel”, përfundoi trajneri i Juventusit.

Ndryshe, shorti për të zgjedhur çerekfinalistët do të mbahet më 16 mars.  

(Kosova Sot)