Interi dhe Milani në garë për Kovacicin - Sport - Kosova Sot
Interi dhe Milani në garë për Kovacicin

Interi dhe Milani në garë për Kovacicin

Mediat italiane raportojnë se Interi dhe Milani janë të interesuar të nënshkruajnë gjatë verës me mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic.

Kroati ka luajtur më parë për Nerazzurrët, por u transferua në Spanjë në një marrëveshje prej 29 milionë eurosh në verën e vitit 2016.

Sipas gazetës Tuttosport, Interi u përpoq ta kthente atë në afatin e janarit, por Los Merengues mbyllën derën për ndonjë marrëveshje eventuale.

Megjithatë, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ende është i gatshëm të marrë një marrëveshje dhe do të përpiqet përsëri në verë për shërbimet e tij.

Ata mund të përballen me konkurrencën e rivalëve të tyre të qytetit, me gazetën ku thuhet se kuqezinjtë kërkojnë një mesfushor me cilësitë e tij.

Drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli ka punuar në Inter më parë dhe është i njohur të jetë një admirues i madh i Kovacicit.

Sidoqoftë, çështja do të jetë e kushtueshme pasi Rossonerët ende nuk e di se cilat kufizime do të imponohen nga UEFA përmes Fair Play Financiarit.

Çmimi i mesfushorit kroat mendohet të jetë rreth 40 milionë euro. 

(Kosova Sot)

15 orë e 15 minuta më parë
20/09/18