Futbolli italian sot i jep lamtumirën Astorit (Foto)

  • 08 March 2018 - 11:19
Futbolli italian sot i jep lamtumirën Astorit (Foto)

Bota e futbollit italian sot do të bëhet bashkë për t’i dhënë respektin e fundit kapitenit të Fiorentinas, Davide Astori

Italiani Davide Astori të dielën u gjet i vdekur në hotel pak orë para ndeshjes me Udinesen, duke shokuar botën e futbollit.

Sot në Florence do të bëhet funerali i tij, ku lojtarë, trajnerë dhe drejtorë anembanë Italisë do t’i japin respektin e fundit.

Me mijëra tifozë do të qëndrojnë në Piazza dhe shumë të tjerë në tribunat e stadiumit Artemio Franchi.

Tifozët nuk do të lejohen në Basilica di Santa Croce ku do të qëndrojë arkivoli i tij, ndërsa mediat janë të lejuara vetëm në Piazza Santa Croce dhe Via Antonio Magliabechi. 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)