Valencia e palumtur me çmimin e vendosur nga PSG për Guedes

  • 08 March 2018 - 12:36
Valencia e palumtur me çmimin e vendosur nga PSG për Guedes

Paris Saint-Germain i ka vendosur çmimin talentit portugez, Goncalo Guedes, i cili është i huazuar te Valencia, por klubi spanjoll nuk është i lumtur me këtë çmim.

Sulmuesi anglez i talentuar është i huazuar te Valencia në La Liga deri në fund të sezonit dhe spanjollët kanë të drejt për të bërë të përhershme marrëveshjen.

Megjithatë, një gjë e tillë pritet të jetë e vështirë pasi Valencia nuk është e lumtur me çmimin e kërkuar nga PSG.

Sipas gazetës spanjolle AS, gjiganti parisien thuhet si i ka treguar klubit Los Che se Guedes kushton 40 milionë euro.

Përveç Valencias, Guedes ka qenë një interesim i madh për klube tjera evropiane, përfshirë edhe Real Madridin dhe Milanin.

I riu portugez ka shprehur disa herë dëshirën për të qëndruar në Mestalla, por një gjë e tillë vështirë të ndodh.

Guedes në këtë sezon ka zhvilluar 19 ndeshje me Valencian, teksa ka shënuar edhe pesë gola.

(Kosova Sot)