Juventusi nga Londra arrin në funeralin e Astorit

  • 08 March 2018 - 12:39
Juventusi nga Londra arrin në funeralin e Astorit

Juventusi në mbrëmjen e së mërkurës arriti të shënojë fitore 2-1 ndaj Tottenhamit në Wembley duke kaluar tutje.

Me tu kthyer nga Londra, lojtarët e Juventusit së bashku me një pjesë të kryesisë dhe stafit të trajnerit arritën në Firence.

Ata po marrin pjesë në funeralin e mbrojtësit të Fireontinas, Davide Astorit.

Të prirë nga trajneri Massimiliano Allegri dhe kapiteni Gianluigi Buffon, në delegacionin e Juventusit ishin edhe Mattia De Sciglio, Andrea Barzagli, Giorgio Chiellini, Claudio Marchisio, Miralem Pjanic, Daniele Rugani, Fede Bernardeschi, por edhe drejtori gjeneral Giuseppe Marotta.

Delegacioni i Juventusit u prit me duartrokitje nga njerëzit e mbledhur rreth bazilikën e Santa Croce, që ishin rreth 7 mijë.

Juventusi dhe Fiorentina kanë një rivalitet të madh mes vete ndër vite.

Të gjitha klubet e Serie A dhe emra të mëdhenj si Javier Zanetti dhe Francesco Totti janë prezent në Firence.

Astori ka ndërruar jetë të dielën në mëngjes nga një sulm në zemër. 

(Kosova Sot)