Huddersfield e blen përfundimisht Hadergjonajn, mbrojtësi shqiptar i lumtur me transferimin

  • 08 March 2018 - 14:27
Huddersfield e blen përfundimisht Hadergjonajn, mbrojtësi shqiptar i lumtur me transferimin

Florent Hadergjonaj është edhe zyrtarisht lojtar i skuadrës angleze, Huddersfield Town.

Mbrojtësi nga Kosova, i cili para disa ditësh zgjodhi ta përfaqësoj Zvicrën u transferua gjatë verës në Angli te Huddersfildi me formulën e huazimit

Por, skuadra angleze nuk ka pritur fundin e sezonit për të bërë të përhershme marrëveshjen me Hadergjonajn, i cili i ka bindur drejtuesit e klubit.

“Huddersfield është i lumtur të ju lajmëroj se ka kompletuar në mënyrë të përhershme transferimin e Florent Hadergjonajt nga Ingolstadti”.

“Flo ka nënshkruar marrëveshje tri vjeçare, e cila zgjat deri në verën e vitit 2021!”, thuhet në njoftimin e klubit nga Liga Premier, ku shifra e transferimit nuk specifikohet.

(Kosova Sot)