Parashikim: Milan – Arsenal

  • 08 March 2018 - 16:18
Parashikim: Milan – Arsenal

Është një tjetër përballje italo-angleze në futbollin evropian këtë edicion, është më e madhja e përballjeve të këtij edicioni, në një garë më të vogël, por me të njëjtën madhështi.

Vendi: San Siro, Milano
Koha: 8 mars, e enjte – 19:00h

Lajmet rreth ekipeve

Milani
Derbi della Madonnina u shtye të dielën për shkak të vdekjes tragjike të Davide Astorit dhe Rossonerët janë të pushuar për duelin.
Gattuso nuk ka ndonjë brengë me lëndime dhe mund të vë skuadrën e tij më të mirë në fushë.

Arsenali
Welbeck do të udhëheqë sulmin e Arsenalit pasi Lacazette dhe Aubameyang mungojnë në këtë ndeshje.
Ramsey kthehet në formacion pasi u pushua në fundjavë, kurse Monreal mbetet në dyshim.
Bellerin mungon për shkak të një lëndimi në gju, kurse Calum Chambers do të mbajë vendin e tij në krahun e djathtë.
Europa League është mundësia e vetme e mbetur për Arsenalin për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve kështu që do të shohim formacionin më të mirë të mundshëm.

Fakte

Milani është i pamopshtur në 20 nga 21 ndeshjet e fundit në Europa League.

Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit të Arsenalit në Europa League.

Analiza

Milani është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit dhe nuk ka pranuar gol në gjashtë sfidat e fundit. Vërtet statistika impresive nën drejtimin e Gattusos që do të kërkojë viktimën e tij të parë të madhe – e që është Arsenali.

Gjërat po shkojnë nga keq në më keq për Arsenalin për momentin. Humbaj në Brighton do të thotë se janë humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundti prej tetë të tillave në vitin 2018. Fitimi i Europa League është mundësia e vetme reale për Arsenalin që të sigurojë futboll në Ligën e Kampionëve.

Të gjithë po entuziazmohen për formën e madhe të Milanit, por kjo ndeshje do të jetë shumë më e vështirë se sa mendohet. Arsenali do të japë gjithçka dhe me shumë gjasë do të shohim një duel të barabartë, me rezultat të barabartë e me pak gola, pasi që vështirë është e besueshme që një ekip kaq i ri i Milanit të befasojë një skuadër mjaft solide si Arsenali që sigurisht se llogaritë e sfidës do të kërkojë t’i lë për ndeshjen kthyese në Emirates.

(Kosova Sot)

Parashikimi: Milan 1-1 Arsenal