Milan – Arsenal, formacionet zyrtare

  • 08 March 2018 - 18:02
Milan – Arsenal, formacionet zyrtare

Ndeshja më interesante në Ligën e Evropës pritet të jetë ajo mes Milanit dhe Arsenalit.

Shorti deshi që dy nga favoritët kryesor të përballen mes vete në këtë garë të madhe për klube.

Kësisoj Gennaro Gatuso dhe Arsene Wenger kanë hedhur në fushë lojtarët e tyre më të mirë.

Vendasit do të paraqiten me formacionin 4-3-3, ku në sulm do të jenë Suso, Cutrone dhe turku Calhanoglu.

Ndërkohë londinezët në këtë takim kanë edhe mungesa dhe në bankën rezervë kryesisht janë futbollistë të akademisë së klubit.

Gjithsesi dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do ta nisin nga minuta e parë këtë takim.

Milan: Donnarumma, Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez, Kessie, Biglia, Bonaventura, Suso, Cutrone, Calhanoglu

Arsenal: Ospina, Chambers; Koscielny, Mustafi, Kolasinac, Ramsey, Xhaka, Wilshere, Ozil, Mkhitaryan, Welbeck

(Kosova Sot)