Golashënuesit më të mirë në histori të futbollit: Pele, Muller, Romario... Ronaldo, Messi!

  • 08 March 2018 - 23:39
Golashënuesit më të mirë në histori të futbollit: Pele, Muller, Romario... Ronaldo, Messi!

Ronaldo i shtati, Messi i nënti – kjo është renditja e fituesve të 10 Topave të Artë në listën e golashënuesve më të mirë në histori të futbollit.

Sipas statistika të cilat që një kohë qarkullojnë në gjitha mediat botërore: Arthur Friedenreich dhe Pele janë golashënuesit më të mirë në histori të futbollit. Ata realizuar një numër të madh të golave në karrierën e tyre.

Në listën e golashënuesve më të mirë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, që kanë realizuar shumë gola dhe kanë thyer shumë rekorde, janë ende shumë larg disa legjendave të futbollit botëror.

Ronaldo i shtati, Messi i nënti – më poshtë keni golashënuesit më të mirë në histori të futbollit sipas “New Telegraph Online”...

Arthur Friedenreich – 1,329 goals:
Çuditërisht njeriu që kryeson këtë listë nuk është Pele, por një brazilian tjetër me emrin Arthur Friedenreich. Sulmuesi brazilian luajti për një 26 vjet të habitshme nga 1909-1935 duke regjistruar shifra vërtetë të pabesueshme të golave 1,329 në karrierën e tij. Ai ishte fituesi i Këpucës së Artë më 1919.

I quajtur "Tigër", ai u përball me shumë barriera dhe racizëm gjatë gjithë karrierës.

Arthuri ndërroi jetë me 6 shtator 1969 (në moshën 77 vjeçare).

Pele – 1,281 gola:
Më 1958 në Kupën e Botës, 17 vjeç e 239 ditë, sulmuesi brazilian u identifikua si një futbollistë me të ardhme të ndritur dhe ashtu doli...

Gjatë karrierës, Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pele, realizoi 1281 gola në 1363 ndeshje.

Ai e ka fituar tre herë Kupën e Botës, më shumë se çdo lojtar tjetër, 1958, 1962 dhe 1970.

Pele kurrë nuk luajti në Evropë, karrierën më të madhe e shpenzoi në klubin e fëmijërisë, Santos, ndërsa për disa sezone luajti edhe për Neë York Cosmos para se t’i japë fund karrierës biliante.

Josef Bican – 805 gola:
Ai ka përqindjen e golave më të mirë, 1.52 për ndeshje. Bican ka luajtur me dy këmbët dhe ka qenë shumë i shpejt, i cili 100 metra ka kapur për 10.8 sekonda.

Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika në Futboll (IFFHS), e ka shpërblyer Bicanin me “Topin e Artë” si golashënuesin më të mirë në shekullin e kaluar. Kohën më të madhe ai e ka kaluar te Rapid Vienna dhe Slavia Prague.

Ai është lojtari i vetëm në histori që ka realizuar 7 gola në një ndeshje në tri raste.

Romario – 743 gola:
Në karrierën e gjatë dhe të suksesshme, 24 vjeçare, braziliani thuhet se realizoi 743 gola dhe më së miri mbahet mend për vitet e kaluara të PSV Eindhoven dhe Barcelona.

Ai ka shënuar 165 gola në 167 ndeshje për PSV dhe ka realizuar 39 gola në dy sezone te Barcelona.

Ai ka luajtur edhe për klube si Flamengo, Vasco Da Gama, dhe Valencia, duke realizuar 688 gola në nivel klubesh dhe 55 për Brazilin, duke u renditur si golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave.

Gerd Muller – 711 golas:
Gerd Mu?ller ka shënuar 711 gola për klubin dhe Kombëtaren dhe e ka mbajtur rekordin për më së shumti gola në një vit kalendarik deri disa vite më parë, të cilin ia theu Lionel Messi.

Mu?ller shënoi 365 gola në 427 paraqitje në Bundesliga për Bayern Munich, gati 100 gola se golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Bundesligas, Klaus Fischer.

Ferenc Puskas – 700 gola:
Sulmuesi legjendar i Hungarisë ishte katër herë golashënuesi më i mirë në La Liga. Ai ishte pjesë e Real Madridit për disa vite dhe luajti më të madhin, Alfredo Di Stefano.

Në nivel klubesh, Puskas ka shënuar 616 gola në 620 paraqitje. Ndërsa ka realizuar 84 herë në paraqitje për Hungarinë.

Me 700 gola në karrierë, Puskas është i gjashti në listën e golashënuesve më të mirë në histori.

Cristiano Ronaldo – 639 gola:
Cristiano Ronaldo renditet i shtati në listën e golashënuesve më të mirë në histori të futbollit.

Fituesi i 5 topave të Artë ka shënuar 560 gola në nivel klubesh dhe 79 me Portugalinë. Për Sportingun ai ka shënuar 5 gola në 31 paraqitje, për Manchester Unitedin 118 në 292 ndeshje ndërsa mesataren më të mirë të golave e ka te Real Madridi, më shumë se një finalizim për ndeshje.

Deri më tani, CR7 ka shënuar 427 gola në 437 paraqitje....!

Eusebio – 621 Gola:
Pas Ronaldos renditet Eusebio me 621 gola në 637 paraqitje. 473 prej tyre i shënoi me fanellën e Benficas ku fitoi Kupën Evropiane dhe 11 Premiere Ligas në Portugali.

Ai e ka fituar “Topin e Artë” në vitin 1965, ndërsa u rendit i dyti me vetëm një votë më pak një vit më vonë, ku triumfoi Bobby Charlton i Manchester United.

Lionel Messi – 600 gola:
Messi renditet i nënti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të futbollit.

Kundër Atletico, Leo Messi arriti në kuotën e 600 golave në karrierë, 539 me Barcelonën dhe 61 me Kombëtaren e Argjentinas.

Ai është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në histori të futbollit spanjoll dhe së bashku me Ronaldon, kanë dominuar në futboll në dekadën e fundit, duke thyer rekorde e fituar çmime të shumta.

Ferenc Deak – 576 gola:
Top dhjetëshja mbyllet me Ferenc Deak. Ai ka mesataren e golave 1.15 për ndeshje.

29 prej 576 golave i ka realizuar për Hungarinë në 20 paraqitje, gjitha të tjerat për klube të ndryshme.

(Kosova Sot)