Xhaka i lumtur me fitoren kundër Milanit

  • 08 March 2018 - 23:45
Xhaka i lumtur me fitoren kundër Milanit

Xhaka është i lumtur me fitoren e Arsenalit 0-2 në “San Siro”.

Arsenali ka marrë rezultat fantastik, por pak edhe befasues në “San Siro” në ndeshjen e parë në Europa League, duke e mposhtur 0-2 Milanin.

Për Granit Xhakën, Milani është një ndër favoritët për të triumfuar në Europa League dhe kjo e bënë edhe më të madhe fitoren prej 0-2 në “San Siro”.

“Ndjenjë e mrekullueshme pas rezultatit fantastik ndaj një prej favoritëve (për të triumfuar në Europa League). Treguam karakter. Punë e mirë nga të gjithë, veçanërisht nga tifozët që kishin udhëtuar”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.


(Kosova Sot)