Manchester United i gatshëm ta shesë Pogban

  • 09 March 2018 - 09:12
Manchester United i gatshëm ta shesë Pogban

Manchester United është i gatshëm ta shesë Paul Pogban gjatë afatit kalimtar veror, raporton The Independent.

Gazeta britanike raporton se drejtuesit e “Djajve të kuq” do ta mbështesin Jose Mourinhon në tregun e transferimeve dhe do ta largojnë cilindo lojtar që nuk figuron në planet e portugezit.

Shefi ekzekutiv i United, Ed Woodward, ka shprehur vullnet ta lerë Mourinhon të vendosë për të ardhmen e lojtarëve në skuadër dhe janë duke u ngrehur pyetje rreth blerjes rekorde Paul Pogbas.

Kjo pasi, mesfushori francez është lënë në stol kohëve të fundit, pasi Jose nuk është mjaft i kënaqur me të.

(Kosova Sot)