Arsenal dhe Real Madridi shkëmbejnë lojtarë

  • 09 March 2018 - 09:13
Arsenal dhe Real Madridi shkëmbejnë lojtarë

Arsenali dhe Real Madridi pritet të shkëmbejnë lojtarë gjatë afatit kalimtar veror, sipas Don Balon.

Mediumi spanjoll pohon se Madridi është i gatshëm ta shkëmbejë Karim Benzeman për mbrojtësin e djathtë të klubit londinez, Hector Bellerin.

“Topçinjtë” janë lidhur me përfaqësuesin francez tash e një kohë të gjatë dhe mund të vendosin t’i ndajnë rrugët me Bellerinin, i cili edhe ashtu e ka kërkuar largimin.

(Kosova Sot)