PSG e përgatit ofertën për Antonio Conten

  • 09 March 2018 - 09:15
PSG e përgatit ofertën për Antonio Conten

Paris Saint-Germain është duke e përgatitur një ofertë për trajnerin aktual të Chelseat, Antonio Conte, sipas tabloidit britanik “Daily Mail”.

E ardhmja e trajnerit italian në klubin londinez është vënë në pikëpyetje, për shkak të mospajtimeve me drejtuesit e klubeve rreth politikave të transferimeve të lojtarëve.

Ndërkohë, lideri i Ligë 1 të Francës beson se mund ta joshë italianin për të qenë pasues i Unai Emeryt në krye të klubit.

(Kosova Sot)