Real Madridi e gjen në Francë zëvendësuesin e Bale

  • 09 March 2018 - 09:16
Real Madridi e gjen në Francë zëvendësuesin e Bale

Real Madridi duhet se tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Gareth Bale, i cili pritet të largohet në verë.

Real Madridi duhet se tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Gareth Bale, i cili pritet të largohet në verë.

Bëhet fjalë për Nabil Fekir, yllin e Lyonit, i cili është duke kaluar nëpër formë të jashtëzakonshme në Ligë 1.

“Los Blancos” pritet të jenë në tregun e transferimeve këtë verë për të shtuar kreativitet në sulm.

Reali pritet të bëjë ofertë për francezin e vlerësuar lart, me të cilin do ta mbushë boshllëkun që Bale do ta krijojë pas largimit të mundshëm në verë.

Image

 

(Kosova Sot)