Mediat italiane: Buffon ka vendosur të pensionet në fund të këtij sezoni

  • 09 March 2018 - 10:13
Mediat italiane: Buffon ka vendosur të pensionet në fund të këtij sezoni

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesionist në fund të këtij sezoni, raportojnë mediat italiane.

Sipas Corriere della Sera, Buffon shumë shpejt do të njoftojë pensionimin e tij, në mënyrë që të marrë një lamtumirë më të mirë se legjendat Alessandro Del Piero dhe Francesco Totti.

Megjithatë, gazeta italiane nënvizon se atij nuk i kanë pëlqyer deklaratat e fundit të trajnerit në detyrë të Italisë, Luigi Di Biagio, i cili tha se 40-vjeçari meriton përshëndetje lamtumirëse më të mirë se të jetë pjesë e ekipit kombëtar që humbi ndaj Suedisë në pay-off për Kupën e Botës.

Kjo mbase do të ishte sepse fituesi i Kupës së Botës më 2006 nuk dëshiron t’ia zërë vendin një të riut.

Buffon ende ka gjasa ta përfundojë sezonin me tripletë, meqë Juventusi ende ka mundësi ta fitojë Serinë A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot)