Man United e shet Martialin për ta financuar blerjen e Ronaldos

  • 09 March 2018 - 10:42
Man United e shet Martialin për ta financuar blerjen e Ronaldos

Anthony Martial mund të shitet nga Manchester United gjatë verës.

Kjo sepse gjiganti anglez dëshiron t’i mbushë arkat për ta financuar blerjen e Cristiano Ronaldos, raporton El Gol Digital.

“Djajtë e kuq” besojnë se mund të joshin pesë herë fituesin e Topit të Artë për ta braktisur Real Madridit për 200 milionë euro dhe të kthehet të ish-klubi.

Për ta bërë një gjë të tillë, atyre iu duhet të shesin lojtarë aktualë për të krijuar hapësirë në skuadër dhe financuar blerjen e tij.

Martial është ai të cilit mund t’i tregohet dera, pasi francezi nuk e ka gjetur formën më të mirë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

(Kosova Sot)