Zyrtare: Kimmich e zgjat kontratën me Bayernin deri më 2023

  • 09 March 2018 - 11:42
Zyrtare: Kimmich e zgjat kontratën me Bayernin deri më 2023

Joshua Kimmich e ka zgjatur kontratën me Bayern Munichun deri më 30 qershor të vitit 2023.

Kontrata e mëparshme e mbrojtësit gjerman pritej të skadonte në qershor të vitit të 2020, transmeton Express.  

“Joshua është bërë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës sonë në dy vitet e fundit, prandaj jemi të lumtur se do ta mbajmë në klub për një kohë të gjatë”, ka thënë CEO i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge.

Ndërsa, Kimmich ka thënë se është i lumtur dhe krenar që e ka zgjatur kontratën.

“Jam shumë i lumtur për zgjatjen e kontratës kaq herët. Kjo tregon se klubi dhe përgjegjësit më besojnë shumë dhe më shohin se element të rëndësishëm për suksesin sportiv të Bayernit në të ardhmen. Kjo më bën shumë krenar”, ka thënë Kimmich pasi hodhi nënshkrimin në kontratë.

Kimmich iu bashkua Bayernit nga Leipzig më 2015.

(Kosova Sot)