Pendohet Neymar, kërkon të kthehet në Barcelonë

  • 09 March 2018 - 12:28
Pendohet Neymar, kërkon të kthehet në Barcelonë

Neymar i ka thënë Barcelonës se dëshiron të kthehet në klub, sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”.

Braziliani thuhet të jetë penduar për vendimin që kishte marrë për ta braktisur Barçën për Paris Saint-Germainin, për t’u larguar nga hija e Lionel Messit.

Prandaj, gjithmonë sipas Mundo Deportivos, ai dëshiron të kthehet në Katalonjë.

Medium spanjoll sugjeron se 26-vjeçari do ta kalojë edhe një vit tjetër në Paris para se të tentojë ta bëjë të mundur kthimin në Spanjë më 2019.

(Kosova Sot)