Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

  • 09 March 2018 - 13:30
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Fituesi aktual i Kupës së Kosovës është skuadra e Prishtinës e cila luajti edhe në Ligën e Evropës.

Kësisoj skuadra nga kryeqyteti kosovar në gjysmëfinale do të përballet me ekipin e vetëm nga Liga e Parë, Vushtrrinë.

Ndeshja tjetër e gjysmëfinales do të jetë ajo mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Drenicës.

Kujtojmë që ndeshjet gjysmëfinale do të luhen nga dy takime vajtje ardhje. 

Çiftet:

Prishtina – Vushtrria

Vëllaznimi – Drenica.

(Kosova Sot)