Champions League, shpërblehet Cristiano Ronaldo

  • 09 March 2018 - 17:20
Champions League, shpërblehet Cristiano Ronaldo

Ronaldo është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve nga votat e shumë tifozëve në gjithë botën, bën të ditur UEFA.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të javës në Chmapions League, pas golit që realizoi dhe paraqitjes që bëri në fitoren 2-1 të Real Madridit kundër Paris Saint Germainit.

Në garë për më të mirin ishin edhe James, Higuain dhe Sane. 

Portugezi mori 55% të votave, duke lënë prapa James (25%), Higuaín (15%) dhe Sané (4%).

Përveç Real Madridit, biletën për çerekfinale e siguruan edhe Juventusi (e mposhti Tottenhamin 1-2 në Wembley), Manchester City si dhe Liverpooli. 

Javën e ardhshme do të mësohen katër cerekfinalistët tjerë: 

Të martën
Manchester United - Sevilla

Roma - Shakhtar Donetsk

Të mërkurën
Besiktas - Bayern Munich

Barcelona - Chelsea. 

(Kosova Sot)