Neymar për 400 milionë në Madrid? Kështu përgjigjet Zidane

  • 09 March 2018 - 17:23
Neymar për 400 milionë në Madrid? Kështu përgjigjet Zidane

Zidane beson se në një të ardhme të afërt, klubet do të paguajnë deri në 400 milionë euro për një lojtar.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka dashur të komentojë shumë për të ardhmen e Neymarit, nëse do të transferohet në Spanjë apo do të qëndrojë në Francë te Paris Saint Germaini.

Por, ai ka komentuar çmimin që mediat franceze po raportojnë se kërkon PSG-ja për 26 vjeçarin, e që është 400 milionë euro.

“Nuk do të flasë për një lojtar që nuk është i imi...”, u përgjigj fillimisht Zizu, i cili më pas foli për çmimin që po flitet se kërkon PSG-ja për brazilianin. “Ata paguan 222 milionë dhe kjo është”.

“Kur më blen mua për 72 milionë apo sado që ka qenë, mendoj se ishte çmenduri në atë kohë, por 10 vite më vonë po flasim për 220 milionë. Ndoshta brenda disa viteve do të shkojë 400 milionë”, theksoi francezi.

“Neymar do të përshtatej në çdo skuadër sepse është lojtar fantastik, ashtu si shumë të tjerë”, shtoi mes tjerash Zizu.

(Kosova Sot)