Vdes një tjetër futbollist, ashtu sikur Davide Astori

  • 09 March 2018 - 18:00
Vdes një tjetër futbollist, ashtu sikur Davide Astori

Thomas Rodriguez ka ndërruar jetë në moshën 18 vjeçare.

Klubi që bën gara në kategorinë e dytë në Francë, Tours, ka njoftuar për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Francë. Në moshën 18 vjeçare ka vdekur mesfushori, Thomas Rodriguez.

Klubi francez ka bërë të ditur se Rodriguez ka vdekur në gjumë, ngjashëm sikur Davide Astori, që ndërroi jetë ditë më parë.

Ende nuk dihen saktë shkaktarët e vdekjes së 18 vjeçarit, por ndeshja kundër Valenciennes e paraparë për ditën e sotme është shtyrë, ndërsa ndeshjet në Ligue 1 dhe Ligue 2 këtë vikend do të mbajnë 1 minutë heshtje.

Rodriguez nuk ka bërë ndonjë paraqitje për ekipin e parë të Tours, por ishte një lojtar premtues për të ardhmen.

(Kosova Sot)