Roma vazhdon me fitore

  • 09 March 2018 - 23:07
Roma vazhdon me fitore

Roma e ka mposhtur 3-0 Torinon në “Olimpico”.

Pas fitores mbresëlënëse në udhëtim te Napoli 2-4, Roma ka marrë tri pikë të tjera në Serie A.

Të besuarit e Eusebio Di Francesco triumfuan në shtëpi 3-0 përballë Torinos.

Konstantinos Manolas në minutën e 56’të realizoi për 1-0, për 2-0 shënoi kapiteni, Daniele De Rossi, në minutën e 73’të, derisa  për rezultatin përfundimtar 3-0 realizoi Lorenzo Pellegrini (90').

Pas kësaj fitore Roma gjendet në pozitën e tretë dhe ka shkuar në kuotën e 56 pikëve, katër më shumë se Lazio dhe 5 më shumë se Interi.

(Kosova Sot)