Unitedi e dëshiron mesfushorin e Juventusit

  • 13 March 2018 - 21:17
Unitedi e dëshiron mesfushorin e Juventusit

Manchester United ka kthyer interesimin për mesfushorin francez të Juventusit, Blaise Matuidi

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho edhe një herë tjetër ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Blaise Matuidi, shkruan Daily Mirror.

Portugezi e dëshiroi edhe verën e kaluar, para se francezi të vendoste të kalonte nga PSG në Juventus.

Por, paraqitjet e dobëta të Paul Pogbas dhe Ander Herreras kanë shtyrë Mourinhon të mendojë se Matuidi është zgjedhja e problemeve në mesfushë.

Edhe lojtari mund të pranojë një lëvizje të tillë, sepse vendi i tij po rrezikohet nga transferimi i mundshëm i Emre Can. 

(Kosova Sot)