Fansi i Chelseas vdiq pas humbjes nga Barcelona

  • 16 March 2018 - 23:43
Fansi i Chelseas vdiq pas humbjes nga Barcelona

Emmanuel Offin nga Gana, ka humbur jetën e tij kur kishte kolapsuar pas humbjes 3:0 të Chelseas nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Sipas raporteve, Offin i cili përshkruhet nga familja e tij si “fans i flaktë i Chelseas”, ishte alivanosur dhe kishte vdekur në Asuoyeboah, një zonë periferike në Kumasi, teksa po kthehej në shtëpi, pak minuta pas fishkëllimës së fundit.

Gruaja e të ndjerit 24 vjeçar, Linda, konfirmoi këtë lajm për radiostacionin ganez OTec FM.

Edhe vëllai i tij kishte folur për këtë radiostacion, dhe kishte thënë se vdekja e Offinit kishte ardhur si një goditje e fortë për familjen e tyre.          

(Kosova Sot)