Radja Nainggolan befason me skuadrën e re

  • 16 March 2018 - 23:51
Radja Nainggolan befason me skuadrën e re

Radja Nainggolan mund të largohet nga Roma.

Mediet në Itali kanë nisur të flasin për të ardhmen e mesfushorit të Belgjikës.

‘Calciomercato’ shkruan se e ardhmja e mesfushorit 29 të Romës, mund të jetë larg Italisë.

Është skuadra kineze Guangzhou Evergrande, që do të tentojë të transferojë Nainggolanin në afatin dimëror të vitit 2019.

Nainggolan te Roma është transferuar nga skuadra e Cagliarit.

(Kosova Sot)