Monaco dhe Unitedi në garë për Anderson Taliscan

  • 17 March 2018 - 11:26
Monaco dhe Unitedi në garë për Anderson Taliscan

Manchester United ka dëshpëruar këtë edicion duke mos arritur të sigurojë kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq gjithashtu kanë mbetur mbrapa rivalit Manchester City për titullin e kampionit.

E kjo ka bërë që menaxheri i tyre Jose Mourinho të mendoj për ta përforcuar skuadrën gjatë afatit kalimtar të verës.

Njëri nga futbollistët që është bërë objektiv kryesor i United është braziliani Anderson Talisca.

24-vjeçari ka shkëlqyer në Besiktas këtë edicion duke shënuar gola të rëndësishëm në kampionat dhe në Evropë.

Pas 37 ndeshjeve në të gjitha garat, Talisca ka shënuar 16 gola dhe ka bërë katër asistime.

Kjo ka bërë që United të mendoj të ofrojë mbi 40 milionë euro për transferimin e brazilianit.

Talisca është i huazuar në Besitkas nga Benfica e cila posedon kartonin e tij.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra franceze Monaco dhe ajo italiane Roma.

(Kosova Sot)