Zidane: Do të jetë e vështirë sikur vitin e kaluar përballja me Juventusin

  • 17 March 2018 - 13:46
Zidane: Do të jetë e vështirë sikur vitin e kaluar përballja me Juventusin

Zinedine Zidane ka mbajtur konferencën e zakonshme para një sfide kampionale apo të garave ndërkombëtare.

Trajneri francez i Real Madridit, ka folur edhe për përballjen çerekfinale me Juventusin, ku takimi i parë do të luhet më 3 prill.

Ai ka thënë se do të jetë një ballafaqim i vështirë si vitin e kaluar, kur Reali triunmfojë me rezultat 4-1 në finalen e Cardiffit.

“E shoh atë si të fortë si vitin e kaluar, konkurrues dhe të vështirë. Mundësitë e kalimit janë përgjysmë. Ne do të luajmë ndeshjen e parë si mysafirë dhe më pas do të shohim”, ka thënë shkurt francezi.

Ai më tutje është ndalur te spekulimet rreth kalimit të mundshëm të Neymarit gjatë verës te skuadra madrilene.

“Gjithkush mund të thotë çfarë të dojë. Çfarë deklarojnë lojtarët për ata dhe çfarë thonë ata rreth transferimeve të tyre, neve nuk na përket t’i komentojmë si trajner”

“Ai është një lojtar shumë i mirë dhe e dimë se nuk është mirë të flasim për një lojtar që nuk është i yni, ne kemi lojtarë shumë të mirë dhe nuk duhet të mendojmë për këto gjëra gjatë finalizimit të një sezoni”, pohoi Zidane. 

(Kosova Sot)