Sulmuesi i Kosovës ia siguron fitoren Sheffieldit me një dygolesh

  • 17 March 2018 - 18:23
Sulmuesi i Kosovës ia siguron fitoren Sheffieldit me një dygolesh

Atdhe Nuhiu ka shkëlqyer me një performancë të jashtëzakonshme duke ia siguruar fitoren Sheffield Wednesday për herë të parë në 11 vitet e fundit kunër Leeds "Elland Road" të shtunën pasdite.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, shënoi dy gola, përfshirë një në kohë shtesë, duke i ndihmuar skuadrës së vet Sheffield t'i fitojë tri pikë ndaj Leeds në udhëtim në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez, raporton Express.

Falë Nuhiut Sheffield e shijoi fitoren e parë pas plot pesë humbjeve dhe dy barazimeve në të gjitha garat.

Nuhiu realizoi për epërsinë e Sheffield në minutën e 72-të. Katër minuta para fundit të ndeshjes, Leeds e barazoi rezultatin përmes Grot dhe kur u prit që ndeshja të mbyllej baras, kosovari u shfaq sërish duke e shënuar golin e fitores në minutën e 91-të.

Sheffield zë vendin e 17-të me 41 pikë në Championship

(Kosova Sot)