“Duket sikur Manchester United ka nënshkruar me vëllain binjak”

  • 17 March 2018 - 19:04
“Duket sikur Manchester United ka nënshkruar me vëllain binjak”

Ish-kapiteni i Anglisë Alan Shearer ka kritikuar paraqitjet e Alexis Sanchez, duke pretenduar se sulmuesi duket si një djalosh i humbur që kur ka mbërritur te Manchester United.

Kiliani u transferua nga Arsenal gjatë merkatos së dimrit dhe ka shënuar vetëm një gol në 10 ndeshje të luajtura. Edhe ai gol ka ardhur pas një penalltie të humbur nga vetë ai ndaj Huddersfield.

Dhe tani Alan Shearer ka folur për paraqitjet e tij: “United nënshkroi me Alexis Sanchez por duket sikur ka marrë vëllain e tij binjak.”

“Ai duket si një djalë i ri i humbur. Është detyra e trajnerit të nxjerrë më të mirën e lojtarëve të tij.”

Ai gjithashtu ka pretenduar se trajneri i United Jose Mourinho duhet të marrë më shumë nga yjet e ekipit dhe ka kritikuar stilin e lojës së portugezit.

“Kur sheh yjet që kishte United në fushë ndaj Sevilla-s, si Lukaku, Sanchez dhe Rashford, kishtekualitet të mjaftueshëm për të bërë diferencën përpara tifozëve të tyre. United e dinte që do të merrte një trajner arrogant që ama do t’i sillte trofe…”

(Kosova Sot)