Evertoni ia rrëmben edhe një yll Arsenalit

  • 17 March 2018 - 19:12
Evertoni ia rrëmben edhe një yll Arsenalit

Pas Theo Walcott edhe një lojtar tjetër i Arsenalit mund të përfundojë në Everoton në verë.

Evertoni është i gatshëm t’i ofrojë Jack Wilshere 9 milionë euro për t’iu bashkuar klubit si lojtar i lirë nga Arsenali, raporton The Times, transmeton Express.

Wilsheret do t’i skadojë kontrata me në fund të sezonit dhe bisedimet për kontratë të re kanë stagnuar.

Megjithatë, Arsenali mbetet optimist se do të arrijë marrëveshje me mesfushorin anglez, por Evertoni shpreson se do ta bindë atë të kalojë në “Goodison Park”. 

(Kosova Sot)