Derbi i zjarrtë i Stambollit dhuroi atmosferë, raste dhe plot duele, por përfundon pa gola

  • 17 March 2018 - 19:47
Derbi i zjarrtë i Stambollit dhuroi atmosferë, raste dhe plot duele, por përfundon pa gola

Ndeshja e madhe në mes të Fenerbahces dhe Galatasarayt e vlefshme për javën e 26-të të Superligës së Turqisë ka përfunduar pa gola 0-0.

Pjesa e parë e takimit ishte për një nuancë më e mirë për vendasit e Fenerbahces, të cilët rrezikuan dy herë seriozisht.

Fillimisht ishte Roberto Soldado, i cili rrezikoi në minutën e 23-të të ndeshjes, por goditja e tij e fortë u ndal nga një mbrojtës kundërshtar.

Fenerbahce rrezikoi edhe në minutën e 41-të me anë të Mehmet Ekicit, por portieri Fernando Muslera ia mohoi golin dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, por përsëri rastet më të mira i kishin vendasit e Fenerit.

Alber Potuk (65′) pati rast të mirë për gol, por iu mohua nga Muslera, ndërsa në minutën e 80-të erdhi goli nga Fernandao, por gjyqtari e anuloi për pozitë jashtë loje dhe pas 90 minutash ndeshja përfundoi pa gola 0-0.

Pas këtij barazimi, Fenerbahce mbetet në pozitën e katërt me 48 pikë, ndërsa Galatasarayi ende është lider i kampionatit me 54 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Feneri luan në udhëtim te Kayserispor, ndërsa Galata e pret në shtëpi Trabzonsporin.

Image

 

(Kosova Sot)