Carvajal mirëpret një rikthimin të Moratas te Reali

  • 17 March 2018 - 20:34
Carvajal mirëpret një rikthimin të Moratas te Reali

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal do të mirëpriste Alvaro Moratan përsëri në klubin e madh spanjoll.

Sulmuesi i Chelseat u largua nga Reali verën e kaluar për tu transferuar në Londër, por ka luftuar shumë në sezonin e tij të parë në Angli.

Morata e nisi mirë sezonin duke shënuar disa gola të rëndësishëm, por ka humbur vendin në skuadër dhe ka filluar të kritikohet me të madhe.

Forma e dobët e sulmuesit spanjoll ka bërë që ai të mos ftohet fare as nga trajneri i kombëtares, Julen Lopetegui, për dy miqësoret e luksit.

Megjithatë, ish-bashkëlojtari i tij, Carvajal, i ka dal në mbrojtje duke thënë se do të donte të shihte përsëri atë me fanellën e bardhë.

Kur u pyet nga mediumi El Transistor nëse dëshiron ta shohë Moratan të kthehet në Real Madrid, Carvajal u përgjigj pozitivisht.

“Po, ai është një mik i mirë dhe një lojtar shumë i mirë”, ka thënë mbrojtësi i Realit.

Morata është në dyshim për tu ftuar nga Kombëtarja e Spanjës për Kupën e Botës “Rusia 2018”, ndërsa vera pritet të jetë e nxehtë edhe për të ardhmen e tij

(Kosova Sot)