Valverde: Preferuam skuadra jashtë Spanjës, por Roma është kundërshtar i vështirë

  • 17 March 2018 - 22:16
Valverde: Preferuam skuadra jashtë Spanjës, por Roma është kundërshtar i vështirë

Ernesto Valverde ka folur për Romën, kundërshtarin e radhës të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Gjatë të premtes u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku fati deshi që Barcelona të takohet me italianët e Romës.

Megjithatë, trajneri i katalunasve, Valverde ka theksuar se edhe pse kishin dëshirëe të shmangnin skuadrat spanjolle, Roma nuk është një kundërshtar i dobët.

“Sapo të arrini këtë fazë të turneut, është e vështirë të analizoni kundërshtarët”, ka thënë fillimisht Valverde.

Ne nuk dëshironim të luanim kundër Real Madridit apo Sevillas, sepse ne preferuam skuadrat nga ligat e tjera”.

“Roma duken më pak të fortë në krahasim me disa nga skuadrat e tjera në short, por mos harrojmë se ata përfunduan përpara Chelseat dhe Atletico Madridit në grupin e tyre dhe ne tashmë e dimë se sa të fortë janë ata”.

Sa i përket tripletës, nëse mendojmë shumë larg përpara, ne rrezikojmë të kthehemi në hapin e parë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Ndryshe, ndeshjet çerekfinale në mes të Romës dhe Barcelonës do të zhvillohet më 4 prill në Camp Nou, ndërsa e kthimit në Olimpico më 10 prill.

(Kosova Sot)