Lukaku: Shumë lojtarë të mirë do të vijnë në Man United sezonin e ardhshëm

  • 18 March 2018 - 10:48
Lukaku: Shumë lojtarë të mirë do të vijnë në Man United sezonin e ardhshëm

Manchester United është duke e planifikuar një sezon të ngjeshur në tregun e transferimeve në verë, sipas sulmuesit Romelu Lukaku.

Numri 9 i United ka thënë se shumë lojtarë do të kalojnë në “Old Trafford” në sezonin 2018-19.

“Ne jemi Manchester United dhe duhet të përmirësohemi çdo vit, prandaj e di se shumë lojtarë, shumë lojtarë të mirë, do të vijnë sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai.

“Të jeni të sigurt për këtë që them”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)